Gjermania prinë, Zvicra me shqiptarë në vend të tetë

Futboll

Gjermania prinë, Zvicra me shqiptarë në vend të tetë

Nga: Kemajl Goca Më: 15 mars 2018 Në ora: 15:15
Gjermania

Kombëtarja e Gjermanisë, e cila ka në petkun e saj  mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi, prinë në ranglistën e FIFA-së.  Gjermania ka 1609 pikë, duke lënë pas vetes pesë herë kampionin e botës, Brazilin me 1489 pikë. Kampioni në fuqi i Evropës, Portugalia, është në vend të tretë me 1360 pikë, një pikë më shumë se Argjentina e Lionel Messit. Spanja është në vend të gjashtë me 1228 pikë aq sa ka edhe Polonia, kurse Zvicra e shqiptarëve (Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi e Blerim Xhemaili) renditet në vend të tetë me 1197 pikë. Italia është në vend të 14-të me 1062 pikë, ka nëntë pikë më shumë se Kroacia e 15-ta dhe Anglia pozicionohet në pozitën e 16-të me 1047 pikë.

Renditja

1. Gjermania       1609

2. Brazili     1489

3. Portugalia       1360

4. Argjentina       1359

5. Belgjika  1337

6. Polonia  1228

6. Spanja    1228

8. Zvicra 1197

9. Franca    1185

10. Kili        1161

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat