Mbrojtësi i Arsenal, Shkodran Mustafi, iu ka bërë thirrje tifozëve të klubit që të kenë durim dhe ta presin që sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang të përshtatet në Angli.
28 vjeçari kaloi në dimër në Emirates Stadium për vlerën rekorde të klubit prej 58 milionë funtave, duke shënuar në debutim dhe më pas dështoi në dy ndeshje që të gjente cakun – kundër Manchester City dhe Tottenham Hotspur.
Por që Mustafi që beson se sulmuesit të Gabonit i duhet vetëm kohë, për të treguar veten.
“Mendoj që është herët për të dhënë qëndrime, sepse mendoj që atij i duhet kohë”.
“Aubas i duhet kohë që të shohë se si do të përshtatet”, deklaroi Shkodran Mustafi.