Shpresat vuajnë mungesat e shumta

Futboll

Shpresat vuajnë mungesat e shumta

Më: 15 mars 2018 Në ora: 16:27
Kombëtarja e Shqipërisë U-21

Kombëtarja e Shqipërisë U-21 do të luajë dy sfida tepër të rëndësishme me Sllovakinë me ambicien për ta mbyllur grupin kualifikues të Europianit 2019 në vendin e dytë, pas Spanjës.

Matematika u jep ende shpresë, por Shpresat vuajnë nga mungesa të shumta. Mesfushorët Qazim Laçi dhe Agim Zeka e sulmuesi Florin Durmishaj janë mungesa të sigurta, ndërsa portieri Selmani është në dyshim.

Por si të mos mjaftonin këto, Shpresave do tu mungojë edhe Ylber Ramadani që do të grumbullohet me Kombëtaren A, duke parë mungesat e shumta në mesfushë.

Në këtë situatë, trajneri i U-21, Alban Bushi, ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Interit, Armand Rada dhe ka rikthyer sulmuesin Rei Manaj. Gjithashtu, një rikthim tjetër do të jetë edhe ai i Albi Dokës, i cili ka lënë pas dëmtimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat