“Xherdan Shaqiri nuk është Lionel Messi”

Futboll

“Xherdan Shaqiri nuk është Lionel Messi”

Më: 15 mars 2018 Në ora: 19:24
Xherdan Shaqiri

Ndryshe nga Barcelona që varet nga Lionel Messi, trajneri i Stoke City, Paul Lambert ka thënë se të njëjtën gjë nuk mund ta mendoj edhe skuadra e tij.

Stoke City këtë sezon, vazhdon të luftojë për mbijetesë në Premierligë, ndërsa shpresat e skuadrës janë varur tek Xherdan Shaqiri.

Por, trajneri i Stoke City, Paul Lambert, ka thënë se Shaqiri nuk është Lionel Messi dhe ka nevojë për mbështetje nga e gjithë skuadra.

“Nuk mendoj se mund të varemi nga një lojtar”, ka deklaruar Lambert.

“Mendoj se kjo është vështirë të ndodhë nëse nuk jeni Lionel Messi apo lojtar i atij lloji”.

“Xherdan Shaqiri ka bërë mirë për skuadrën, por ka nevojë për pak ndihmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat