Mustafi: Eliminuam një ekip të fortë

Futboll

Mustafi: Eliminuam një ekip të fortë

Më: 16 mars 2018 Në ora: 06:17
Shkodran Mustafi (Photo /Getty Images)

Arsenali ka arritur të sigurojë çerekfinalen e Ligës së Evropës.

Pas dy ndeshjeve Topçinjtë u kualifikuan me rezultat të përgjithshëm 5-1 përballë Milanit.

Skuadra e Arsene Wenger fillimisht triumfoi 0-2 në San Siro pastaj 3-1 në Emirates Stadium.

E kualifikimi tutje e ka kënaqur edhe mbrojtësin fantastik të Arsenalit, Shkodran Mustafin.

Pas ndeshjes ai ka përdorur rrjetin social Instagram për të shkruar për kualifikimin tutje.

“Ne jemi në çerekfinale të Ligës së Evropës”, ka shkruar Mustafi.

“Kemi eliminuar një ekip të fortë me rezultat 5-1”, shkroi qendërmbrojtësi që ishte ndër më të mirët në këtë sfidë.

Arsenali do ta mësojë kundërshtarin e radhës në çerekfinale ditën e premte kur do të hedhet shorti me fillim nga ora 13:00 në Nyon të Zvicrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat