Asllani synon suksese me Union Berlinin

Futboll

Asllani synon suksese me Union Berlinin

Nga: Kemajl Goca Më: 16 mars 2018 Në ora: 18:08
Fisnik Asllani

Një numër i madh i futbollistëve shqiptarë luajnë në shtetet e ndryshme të Evropës. Pjesa më e madhe janë në Gjermani e në Zvicër dhe dëshmojnë cilësitë e tyre. Një emër që po vjen  pa dyshim është edhe Fisnik Asllani, që luan për ekipin e Union Berlinit U-16.  Ai luan në rolin e qendërsulmuesit dhe është i shkathët.

Asllani është luftarakë i madh në fushë dhe tejet i rrezikshëm para portave rivale. Ai ka një teknikë të përsosur dhe goditje shumë të forta. Flet me admirim edhe për futbollin e Kosovës dhe idhull e ka Fadil Vokrrin. Futbollisti i talentuar beson se ky vit do të jetë i bereqetshëm për të dhe të shënojë sa më shumë gola për Union Berlinin U-16.

“Bota sot”: Fisnik, luani për Union Berlinin U-16, cilat janë synimet tuaja?

Fisnik Asllani: Synimet e mija janë të punoj sa më shumë dhe të bëhem futbollist i suksesshëm.

“Bota sot”: Kush iu shtyri që të merreni me futboll dhe sa e keni përkrahjen e prindërve?

Fisnik Asllani: Dëshira dhe talenti që kam me shtyri të merrem me futboll. Përkrahja e prindërve është shumë e madhe. Ata janë motivues të mëdhenj dhe gjithnjë janë pranë meje.

“Bota sot”: Sa jeni i kënaqur me kushtet në klub dhe a është një vit i mirë për ju?

Fisnik Asllani: Kushtet i kam shumë të mira dhe ky vit ka qenë shumë i mirë deri me tash. E imja është të jap maksimumin në fushë, t’i përmbushi detyrat e trajnerit.

“Bota sot”: A synoni të luani për kombëtaren e Kosovës apo të Gjermanisë në të ardhmen?

Fisnik Asllani: Kam qenë në prova te kombëtarja e Kosovës U-15, por kisha ftesë edhe nga kombëtarja e Shqipërisë U-17. Për mua ishte privilegj për ftesat dhe synimi im është të përparoj gjithnjë e më shumë në cilësi. Por nuk iu përgjigja ftesës sepse nuk me lejoj ekipi im, për shkak se kishim ndeshje në kampionat.

“Bota sot”: A e përcillni futbollin e Kosovës dhe cilën ekip e ke për zemër në Kosovë?

Fisnik Asllani: E përcjelli futbollin e Kosovës dhe Prishtinën e kam për zemër.

“Bota sot”: Cilin futbollist e ke idhull?

Fisnik Asllani: Idhull i imi është ish futbollisti i madh i Kosovës, Fadil Vokrrin, ndërsa nga të huajt e kam Luiz Suarezin e Barcelonës.

“Bota sot”: Sa është e vështirë të luash në Union Berlin U-16, a është konkurrencë e fortë?

Fisnik Asllani:  Me vullnet dhe punë kam arritur t'i shmangu të gjitha vështirësitë. Pra, në bazë të vullnetit, punës dhe fal golave që shënoj klubi më shpërbleu me kontratë 3-vjeçare. E imja është të shënoj sa më shumë gola dhe ta ndihmojë ekipin drejt realizimit të synimeve. Konkurrenca e fortë më bën edhe më të fortë sepse i shton apetitet për angazhim maksimal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat