Buffon: Ja kush e fiton duelin Juventus – Real Madrid

Futboll

Buffon: Ja kush e fiton duelin Juventus – Real Madrid

Më: 16 mars 2018 Në ora: 20:44
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon beson se skuadra më e vendosur do të fitojë kur Juventusi të përballet me me Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Shorti i së premtes prodhoi një përsëritje të finales së vitit të kaluar, të cilën Madrid e fitoi 4-1 në Cardiff.

Juventusi ka humbur dy nga finalet e fundit të Ligës së Kampioneve, pasi është rrahur nga rivalët e  Barcelonës në Berlin në vitin 2015, me Buffon që ende nuk e ka fitar garën më të shquar në karrierën e tij.

Por portieri 40-vjeçar Buffon është zakonisht filozofik në lidhje me shanset e tij për të përparuar në gjysmëfinale, me Juven që pret ndeshjen e parë më 3 prill.

“Ndonjëherë kemi fituar, nganjëherë kemi humbur,” Buffon shkruante në Instagram së bashku me një fotografi të tij me kapitenin e Madridit, Sergio Ramos.

“E vërteta është se kur humbet me skuadra të caktuara, të përbërë nga kampione të ngjashëm, nuk keni keqardhje dhe frustrime që zakonisht shoqërojnë humbjet.”

“Unë shpresoj se kjo vlen edhe për ta, fiton skuadra më e vendosur!”, ka përfunduar legjenda e Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat