Kjo fundjavë mund të sjellë kampionin e parë në pesë ligat kryesore të Evropës

Futboll

Kjo fundjavë mund të sjellë kampionin e parë në pesë ligat kryesore të Evropës

Më: 16 mars 2018 Në ora: 20:49

Kjo fundjavë mund të na sjell kampionin e parë në pesë ligat e forta evropiane të futbollit.

Është skuadra e Bayern Munich, që këtë xhiro mund të kurorëzohet me titullin e 28-të në histori të klubit.

Për ta bërë këtë, Bayerni duhet të shpresojë që Borussia Dortmund dhe Schalke të lëshojnë pikë në përballjet e xhiros së 27-të.

Nëse gabojnë ato dy skuadra, Bayerni me fitore në udhëtim te RB Leipzig, do të shpallej sërish kampion i Gjermanisë.

Pas 26 xhirove, Bayerni numëron 66 pikë, 20 më shumë se ndjekësit e parë të Schalke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat