Çerekfinalet më të shtrenjta të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve

Futboll

Çerekfinalet më të shtrenjta të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve

Më: 16 mars 2018 Në ora: 22:59
ilustrim

Në Nyon të Zvicrës gjatë ditë së sotme është hedhur shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Tashmë dihen edhe çiftet e fazës së ardhshme të ligës më elitare evropiane për klube.

Juventus (564.3) do të mirëpres para shikuesve të vetë me Real Madridin (858.5), dhe vlerësohet si çerekfinalja më e shtrenjtë e këtij viti. Ky ballafaqim kap vlerat e 1.4 miliard eurove.

Pas saj vjen, sipas Transfermarkt.de, derbi anglez mes Liverpoolit (548) dhe Manchester Cityt (792.5), i cili vlen 1.34 miliard.

Takimi mes spanjollëve të Barcelonës (957) dhe italianëve të Romës (344.4) kap vlerat e 1.31 miliard eurove.

Gjersa ndeshja e fundit për ka vlera e lojtarëve është mes Bayern Munichut (642.5) dhe Sevillës (272), e cila kap shifrat prej 914 milionë euro.

Theksojmë se takimet e para mes këtyre dyja skaudrave do të zhvillohen më 3 dhe 4 prill. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat