7 gola në 5 ndeshje ndaj Juves, në Itali s’duan ta shohin me sy: “Ronaldo… prap ti?!”

Futboll

7 gola në 5 ndeshje ndaj Juves, në Itali s’duan ta shohin me sy: “Ronaldo… prap ti?!”

Më: 16 mars 2018 Në ora: 23:46
Cristiano Ronaldo

“Cristiano … Prap ti?”. Kështu e ka përmbledhur gazeta e madhe italiane “Corriere della Sera” përballjen Real Madrid-Juventus, të përzgjedhur nga shorti për çerekfinalen e Champions League. Memorja e Cardiff qëndron ende e freskët në kujtesën e vendit transalpine.

Fitorja e thellë 4-1 në trofeun e 12-të të Champions League për Real Madrid të ngritur nga Cristiano Ronaldon, që shënoi një dygolësh atë mbrëmje ndaj Buffon, konsiderohet ende “Një makth për Juven”, sikurse cilësohet nga media italiane.

Duket si një frikë e thellë dhe me baza. Ylli portugez është fantastik në përballjet ndaj bardhezinjve. Shtatë gola, një gol çdo 64’ minuta në pesë përballje kundër “Zonjës së Vjetër”. Ndaj Juventusit ai ka një mesatare më të mirë se ndaj Romës, në portën e të cilës ka shënuar pesë gola në gjashtë ndeshje. Prodhuesi i shtatë golave jo vetëm që shqetëson në Torino.

Mediat italiane nuk i besojnë Madridit, pavarësisht problemeve të hasura nga Los Blancos në La Liga. “Për Juventus është hakmarrje, nëse nuk vuan një kompleks disfatash. Madrid është gjithmonë favorit kundër çdo rivali, vetëm ndaj Barcelonës së alienit Messi barazohen përqindjet.

Shkatërrimi i shpenzimeve të PSG konfirmon se në Europë Reali është dominues”, pretendon ‘Gazzetta dello Sport’. Ndërkohë, stafi i Juventus po përgatitet për supersfidën e dyfishtë duke shkëmbyer mesazhe, njëlloj sikurse Buffon me Ramos, duke lëshuar sfida ose gjeneruar optimizëm. “Gati për sfidën”, shkroi Paulo Dybala në “Twitter”, sapo mësoi rezultatin e shortit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat