Ky ishte ekipi i kërkuar në short nga Barcelona

Futboll

Ky ishte ekipi i kërkuar në short nga Barcelona

Më: 17 mars 2018 Në ora: 09:25
Ilustrim

Barcelonës iu plotësua dëshira në shortin e çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Mediat spanjolle raportojnë se komplet skuadra e Barcelonës kishte shpresuar në një takim me Romën, gjë që edhe ndodhi dje në shortin e tërhequr në Nyon.

“Komplet ekipi e kërkoi Romën”, shkruan e përditshmja sportive katalane “Sport”.

Derisa Barcelona do të luajë me Romën, rivali i madh i La Ligës, Real Madrid do të ketë punë më të vështirë ndaj Juventusit në përsëritjen e finales nga edicioni i kaluar i Ligës së Kampionëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat