3 përmbysje dhe 1 kryevepër, Real nuk di të fitojë kundër Juves në 180’

Futboll

3 përmbysje dhe 1 kryevepër, Real nuk di të fitojë kundër Juves në 180’

Më: 17 mars 2018 Në ora: 09:47
Juventus

Makthi i Juventus është kthyer në realitet. Bardhezinjtë do të përballen me Real Madrid në çerekfinalet e Champions League. Po, pikërisht skuadra që ka trupëruar torinezët në finalen e sezonit të kaluar (4-1 për madrilenët). Por, ndërsa “Los Blancos” mbeten “macja e zezë” e “Zonjës” në 90 minuta (ka fituar edhe finalen e 1998-ës), kur bëhet fjalë për një sfidë të dyfishtë është Juventus ajo që dominon.

Po, sepse Juventus dhe Real Madrid janë përballur plot 6 herë në fazën me eliminim dirket të Champions League. Dhe katër rastet e fundit kanë triumfuar gjithmonë bardhezinjtë. Në fakt, është që nga sezoni 1986-87 që madrilenët nuk eliminojnë Juventus-in në harkun e dy ndeshjeve. Për më tepër, Juventus ka fituar Champions League në 1996-ën pasi ka eliminuar pikërisht Real Madrid në çerekfinale. Pas humbjes 1-0 të pësuar në ndeshjen e parë të luajtur në “Bernabeu”, Juventus fitoi në Torino me golat e Del Piero dhe Padovano, duke eliminuar Raul me shokë.

Përmbysja është kompletuar edhe në gjysmëfinalen e sezonit 2002-03, kur skuadra e Lippi-t ka anuluar humbjen 2-1 të pësuar në Spanjë me një prej ndeshjeve më të bukura të historisë së bardhezinjve: përfundoi 3-1 me gola të Trezeguet, Del Piero dhe Nedved, por që u ndëshkuar me karton të verdhe dhe nuk luajti në finalen kundër Milan për skualifikim. Një finale që u fitua nga kuqezinjtë me penallti.

Dhe Real Madrid, që në Torino kundër Juventus ka fituar vetëm një ndeshje brenda 90 minutave në të gjithë historinë e tij (14 shkurt, 1962 me një gol të Di Stefano), ka pësuar përmbysjen e radhës në 1/8-at e sezonit 2004/05. Pas një tjetër fitoreje 1-0 në “Bernabeu”, Juventus-it i është dashur koha shtesë dhe një gol i Zalayeta-s (pas realzimit të Trezeguet) për t’u kualifikuar.

Ndryshon historia në gjysmëfinalen e sezonit 2014-15, kur skuadra e Allegri-tfitoi 2-1 në shtëpi dhe barazoi 1-1 në Madrid fal një goli të Morata-s. Fatkeqësisht, edhe në atë rast erdhi një humbje në finale, kundër Barcelona-s. Por kryevepra e viteve të fundit mbetet ajo e realizuar nga Juventus-i i Ranieri-t. Dy fitore në dy ndeshje kundër Real në fazën me grupe të sezonit 2008-09, me dygolëshin e Del Piero në “Bernabeu” që ka bërë publikun madrilen të ngrihet në këmbë dhe ta duartrokasë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat