Eriksen udhëheq Tottenham drejt gjysmëfinales së “FA Cup”…

Futboll

Eriksen udhëheq Tottenham drejt gjysmëfinales së “FA Cup”…

Më: 17 mars 2018 Në ora: 15:32
Christian Eriksen

Christian Eriksen ka shënuar dy gola duke e ndihmuar Tottenham Hotspur në fitoren 3-0 ndaj Swansea City që i jep mundësinë skuadrës nga veriu i Londrës të shkojë në gjysmëfinalet e FC Cup, Kupa e Anglisë, veprimtaria më e vjetër në historinë e futbollit. Danezi e shënoi golin e parë me të majtën, pas 11 minutash lojë në ndeshjen e luajtur në “Liberty Stadium”, ndërsa golin e dytë e realizoi Erik Lamela, që mposhti portieri suedez Kristoffer Nordfeldt. Kur u mbush një orë lojë, Eriksen “vrau” ndeshjen me golin e tretë.

Për Swansea, që luante në çerekfinale për herë të parë që nga viti 1964, ishte një ndeshje relativisht e dobët ku nuk mund të pengonin miqtë. Rasti i tyre i vetëm ishte në mesin e pjesës së parë, kur ish-portieri i tyre Michel Vorm, aktualisht te Tottenham, ndali goditjet e njëpasnjëshme të Martin Olsson dhe Tammy Abraham. Tottenham, tetë herë fitues i Kupës së Anglisë, nuk e fiton këtë veprimtari që nga viti 1991 dhe në sezonin e kaluar u eliminuar nga Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat