Lewnadowski shumë afër Real Madridit

Futboll

Lewnadowski shumë afër Real Madridit

Më: 17 mars 2018 Në ora: 16:36
Lewnadowski

Sulmuesi polak këtë verë ka gjasa që të plotësojë dëshirën e tij dhe të bashkohet me klubin “merenges”. Të dhënat janë të qarta në favor të kësaj lëvizjeje, Lewandowski ndërroi agjent duke punësuar Pino Zahavin, i cili sipas asaj që u publikua një ditë më parë nga “El Mundo Deportivo”, hyri në kontakte me drejtuesit e Realit të Madridit duke arritur edhe një marrëveshje paraprake. Sipas kësaj marrëveshjeje, Lewandowski do të nënshkruajë me Realin një kontratë 2 vjeçare me opsion për një të tretë.

Robert Lewandowski, që në muajin gusht do të festojë 30 vjetorin e lindjes, ka me Bayernin e Mynihut një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2021, por ai mendon se ka ardhur koha që drejtuesit e klubit bavarez të bëjnë të mundur që ëndrra e tij të bëhet realitet dhe të transferohet te Reali i Madridit. Për më tepër, vetë Drejtori i Përgjithshëm i kampionëve të Gjermanisë Karl Heinz Rummenigge, ka deklaruar së fundmi se do të lejojë largimi i atyre futbollistëve që e dëshirojnë vërtet këtë të gjë.

Robert Lewandowski e ka arritur kuotën e 100 golave me Bayernin e Mynihut. Këtë sezon sulmuesi polak ka një bilanc me 32 gola të shënuara, 23 nga të cilat në Bundeslig, ku kryeson renditjen e shënuesve më të mirë. Për Lewandowskin, ky është sezoni i tij i katërt te Bayerni i Mynihut me të cilin deri tani ka luajtur 182 ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat