Salah: Eshtë viti im më i mirë, kam gjetur kampionatin ideal…

Futboll

Salah: Eshtë viti im më i mirë, kam gjetur kampionatin ideal…

Më: 17 mars 2018 Në ora: 17:11
Mohamed Salah

Mohamed Salah ka deklaruar për “ESPN Brasil” se ai mendon që Premier League është idealja për stilin e tij të lojës dhe se gjithmonë na dashur të kthehet në Angli, pavarësisht periudhës së vështirë me Chelsea. Salah është në etapën e dytë në Premier pasi në dy vjet me Chelsea (2014-16) luajti vetëm 19 ndeshje. Lojtari nga Egjipti shkëlqeu në Serie A me Fiorentina dhe Roma, nga ku u transferua te Liverpool për 60 milionë euro.

“Te Chelsea nuk luajta, kësisoj nuk pata shanse të tregoj aftësitë e mia, – tha Salah. – I thashë të gjithë atyre që njoh se një ditë do të rikthehesha në Angli. Më pëlqen shumë Premier League dhe mendoj se futbolli që luhet në Angli është ideal për mënyrën time të lojës. Që në ditën e parë që u riktheva te Liverpool kam qenë i lumtur dhe tani po tregoj atë që mund të bëj. Nëse më shikoni tani, gjithçka ka ndryshuar në krahasim me pesë vjet më parë. Mendërisht, fizikisht… gjithçka është përmirësuar.”

Salah është në garë me Harry Kane për t’u shpallur golashënuesi më i mirë në Angli, ndërkohë në këtë sezon 25-vjeçari ka shënuar 32 gola në të gjitha ndeshje zyrtare. “Klopp më ka ndihmuar në këtë aspek dhe ka ndryshuar diçka te unë, – tha Salah. –

Tani shënoj më shumë sepse jam më afër portës se në të gjitha skuadrat që kam luajtur në të kaluarën. Mund të them me plot gojë se ky është viti im më i mirë dhe për këtë ka meritë trajneri dhe shokët e skuadrës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat