Italia thërret Cutrone në kombëtare, s’ka vend për Balotelli…

Futboll

Italia thërret Cutrone në kombëtare, s’ka vend për Balotelli…

Më: 17 mars 2018 Në ora: 17:50
Zbulohet kombëtarja e Italisë

Zbulohet kombëtarja e Italisë! Katër muaj pas “tmerrit” ndaj Suedisë, që solli eliminimin nga “play off” të Kupës së Botës 2018, trajneri i përkohshëm, Gigi Di Biagio, ka zbuluar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy miqësoret, kundër Argjentinës më 23 mars dhe ndaj Anglisë më 27 mars.

Të dyja ndeshjet do të luhen në Angli. Flitej se do të kishte vend për Mario Balotelli, duke u bazuar te forma e mirë që po kalon te Nice, por Di Biagio, që mendon të aktivizojë Immobile dhe Belotti si titullar ka vendosur t’i jap një shans talenteve të Milan e Fiorentina, Cutrone dhe Chiesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat