Alban Bushi: Ndaj Sllovakisë do të luajmë vetëm për të fituar

Futboll

Alban Bushi: Ndaj Sllovakisë do të luajmë vetëm për të fituar

Më: 18 mars 2018 Në ora: 06:42
Alban Bushi

“Në fushë për të fituar, ky është objektivi ynë i vetëm”. Kështu deklaroi trajneri i ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi, në daljen e tij publike, në prag të ndeshjes zyrtare eleminatore me Sllovakinë, në 23 mars, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Përpara gazetarëve, pasi ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur, Bushi ka nënvizuar se ka qenë i kushtëzuar jo pak nga dëmtimet e shumta, në një kohë që beson te skuadra që drejton: “Unë mendoj që Sllovakia është një skuadër e konsoliduar, ka një grup futbollistësh, të cilët kanë dy vjet që luajnë bashkë. Por, nuk do ta kenë aspak të lehtë kundër ekipit tonë. Që më hedhjen e shortit, ata së bashku me Spanjën e Islandën ishin favoritë të grupit, por ne do të luajmë vetëm për të fituar.

Edhe pse kemi shumë dëmtime të lojatarëve, sërish kam bindjen që mund t’ia dalim. Në lidhje me kalimin te skuadra A e Abazajt dhe Ramadanit, jam i lumtur. Gjatë gjithë javës do të punojmë shumë në lidhje me ndeshjen dhe do të futemi për të fituar, më pas të mendojmë edhe për ndeshjen e kthimit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat