Vllaznia-Feronikeli baras, Liria i afrohet kreut

Futboll

Vllaznia-Feronikeli baras, Liria i afrohet kreut

Nga: Kemajl Goca Më: 18 mars 2018 Në ora: 15:53
Tifozët e Vllaznisë

Skuadra e Vllaznisë nga Pozhoranit dhe Feronikelit ngfa Drenasi, u ndanë baras (0:0), në ndeshjen e javës së 24-të të elitës së futbollit. Feronikeli kthehet me një pikë, kurse për Vllazninë barazimi është mjaft domethënëse dhe mban pozitën e fundit (i 12-ti) me 14 pikë, ndërsa Feronikeli është në pozitën e katërt me 38 sosh.  Liria kthehet nga Prishtina me fitore me rezultat 2:1 kundër Flamurtarit. Për vendasit shënoi: Valdo Zeqaj (36) dhe për Lirinë: Elvis Kaja (14’) e Arthur Magani (67’). Liria është në vend të tretë me 41 pikë,  tri me pak se Drita dhe Flamurtari bien në vend të 11-të me 15 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat