Drita lider i ri, humbje e rëndë për Vëllaznimin

Futboll

Drita lider i ri, humbje e rëndë për Vëllaznimin

Nga: Kemajl Goca Më: 18 mars 2018 Në ora: 15:56
KF Drita

Drita nga Gjilani është lider i ri në elitën e futbollit. Drita kthehet me tri pikë të mëdha nga Gjakova, duke e mundur me rezultat 1:0 Vëllaznimin, në ndeshjen e javës së 24-të. Vendasit u orvatën me të gjitha forcat, por hasën në një rival të fortë. Nga minuta e 78-të, vendasit mbeten me një futbollist me pak, pasi që Arlind Vokshi u përjashtua nga loja për shkak të dy kartonëve të verdhë.

Në minutën e 70-të, Endrit Krasniqi shënoi për fitoren e madhe të Dritës dhe njëherit marrin kreun me 44 pikë, kanë një më shumë se Prishtina në pozitën e dytë, ndërsa Vëllaznimi është i nënti me 31 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat