Fitore dramatike e Milanit

Futboll

Fitore dramatike e Milanit

Nga: K.G. Më: 18 mars 2018 Në ora: 16:48
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Milanit shënoi fitore të ngushtë e dramatike me rezultat 3:2 në përballje me Chievon e Veronës. Shqiptari nga Kosova, Përparim Hetemaj u fut në lojë nga minuta e 71-të, por të pafat që të kthehen me një pikë nga San Siro.

Për Milanin shënuan: Calhanoglu (10'), Cutrone (54') e Silva (82') dhe për Chievon: Stepinski (33') e Inglese (34'). Duhet theksuar se në minutën e 90+3, Kessie dështoi nga penalltia, për ta thelluar fitoren e MIlanit.  Milanin renditet në vend të gjashtë me 50 pikë, kurse Chievo është e 16-ta me 25 pikë pas 29 jave në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat