Barcelona e rekordeve, mund edhe Bilbaon

Futboll

Barcelona e rekordeve, mund edhe Bilbaon

Më: 18 mars 2018 Në ora: 18:08
Pamje nga ndeshja

Barcelona pothuajse e ka titullin në xhep. Katalunasit shënuan fitore si vendas me rezultat 2:0 ndaj skuadrës baske, Athletic Bilbao, në ndeshjen e javës së 29-të të kampionatit spanjoll. Pa dyshim se Barcelona është skuadër e rekordeve, e cila për 29 ndeshje rresht nuk njeh humbje në kampionat, ka 23 fitore e 6 barazime, me goldallim 74:13, kryeson me 75 pikë të mbledhura. Lionel Messi si gjithmonë protagonist te Barcelona e cila arkëtoi tri pikë të qetësisë. Alcacer Paco nga afërsia me goditje të fortë kaloi në epërsi liderin e Spanjës pikërisht në minutën e 8-të. Lionel Messi i duhet pak hapësirë dhe të ndëshkon. Ai në minutën e 30-të nga rreth 17 metra me goditje përtokë la të shtangur portierin e Bilbaos, 2:0. Bilbao është në vend të 13-të me 35 pikë të tubuara. Messi prinë në listën e shënuesve me 25 gola, katër më shumë se bashkëlojtari i tij, Suarez dhe shtatë se Cristiano Ronaldo i Real Madridit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat