Pas 120 minutash lojë, Chelsea kalon në gjysmëfinale

Futboll

Pas 120 minutash lojë, Chelsea kalon në gjysmëfinale

Më: 18 mars 2018 Në ora: 20:22
Pamje nga festimi i golit

Chelsea ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup pasi ka mposhtur Leicesterin me rezultat 2-1, shkruan indeksonline.

Ndeshja e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Për Chelsean shënoi Alvaro Morata në minutën e 42-të ndërsa për Leicester Jamie Vardy në minutën e 76-të.

Në kohën shtesë, goli i Alvaro Moratas në minutën e 105-të i siguroi skuadrës së Contes një vend në gjysmëfinale.

Me këtë rast, Chelsea bëhet skuadra e fundit që kalon në gjysmëfinale pas Tottenhamit, Manchester United dhe Southampton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat