Befason Depay: Vetëm që jam në Lyon se do të isha më i miri në Botë

Futboll

Befason Depay: Vetëm që jam në Lyon se do të isha më i miri në Botë

Më: 19 mars 2018 Në ora: 00:04
Sulmuesi holandez, Memphis Depay

Sulmuesi holandez, Memphis Depay beson se vetëm të qenit pjesë e Lyon e bën atë të mos jetë ndër lojtarët më të mirë të botës, duke lënë në pah se atij nuk i mungon kualiteti.

24-vjeçari po shijon një sezon të fortë me skuadrën e Ligue 1, duke shënuar 12 gola në të gjitha garat.

Ringjallja e Memfisit e ka bërë atë të besojë se ai ende mund të arrijë cilësitë që priten kur ai bëri një kalim 30 milionë euro tek Manchester United në vitin 2015.

Dhe pse ai duhej të bënte lëvizjen në Lyon për të avancuar karrierën e tij pas një aventure zhgënjyese në Old Trafford, ai ndjen se më në fund do të duhet të lëvizë për të përmbushur ambiciet e tij.

“Natyrisht, dua të jem më i miri në botë, dua të luaj kundër skuadrave të mëdha dhe kundër yjeve të mëdhenj,” tha Depay.

“Çfarë më mungon të jem më i miri në botë? Sinqerisht, asgjë në aspektin e cilësisë, thjesht konsistencë, dhe kjo nuk është arrogancë,” shtoi  Depay, përpara se të shtonte spekulimet se ai mund të largohej nga Lyon.

“Unë nuk mund të bëhem më i miri në botë duke qëndruar në Lyon, kjo është e qartë. [Alexandre] Lacazette kishte nevoj për të shkuar në Arsenal për të përparuar”, përfundoi holandezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat