Alaba shumë afër transferimit te gjiganti spanjoll

Futboll

Alaba shumë afër transferimit te gjiganti spanjoll

Më: 19 mars 2018 Në ora: 09:00
David Alaba

Ylli austriak, David Alaba, shumë lehtë mund të largohet nga Allianz Arena.

Alaba është duke u kërkuar nga gjiganti spanjoll, Barcelona, dhe se do të dërgojnë ofertën e parë në afatin kalimtar të verës.

Barcelona është afër arritjes së marrëveshjes me Bayern Munich për mbrojtësin e majtë, David Alaba, raporton “Don Balon”.

Për 25 vjeçarin është duke u interesuar edhe Real Madridi, për të cilin raportohet se Bayern Munich kërkon së paku 70 milionë funte.

Megjithatë, Barcelona është në pole pozicion për të nënshkruar me Alaban dhe bisedimet mësohet se janë në fazë të avancuar.

Alaba është një futbollistët kyç të skuadrës, që nga inkuadrimi i tij në ekipin e parë, kur ishte zbuluar nga trajneri holandez, Louis Van Gaal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat