Reagon klubi i Teutës

Futboll

Reagon klubi i Teutës

Më: 19 mars 2018 Në ora: 10:22
Logo

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Teutës ka reaguar në lidhje me zërat për tolerim në ndeshjen Lushnja-Teuta, duke mohuar këtë gjë. Sipas klubit durrsak skuadra arriti një fitore të merituar, e cila erdhi pas një superioriteti të treguar qartazi.

– REAGIM PËR MEDIAT

Klubi i futbollit ‘Teuta’ duke marrë shkas nga lajmi i publikuar sot pas ndeshjes me Lushnjën në mediat online mohon të ketë pasur ndërhyrje për tolerim të ndeshjes.

Shprehim besimin tonë të plotë për skuadrën dhe ndershmërinë e futbollistëve. U arrit një fitore më se e merituar, e cila erdhi pas një superioriteti të treguar qartazi në fushë. I përbuzim tentativa të tilla dhe zëra të pabazë, që kanë si synim vetëm shpërqendrimin e ekipit tonë. “Ne kemi bërë një paraqitje të shkëlqyer në këtë ndeshje dhe kemi treguar se jemi të aftë për të triumfuar në këtë kampionat. Ata që na kanë frikë kanë hapur fjalë për tolerim ndeshjesh, në mënyrë që ne të mos jemi të qetë dhe rrjedhimisht të mos japim më të mirën tonë në fushë. Po përdorin mënyra të ndryshme që të na rrëzojn , por kjo do të na bëjë më të fortë. Do u vërtetojmë të gjithëve se nuk kemi nevojë për ta blerë ndeshjen ndaj Lushnjes, pasi jemi të aftë të mundim çdo kundërshtar që do kemi përballë.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Zyra për shtyp
KF Teuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat