Chiellini nuk do të paraqitet në miqësoret që Italia i zhvillon kundër Argjentinës dhe Anglisë.
Italia ka bërë të ditur se mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë Kombëtaren në miqësoret kundër Argjentinës dhe Anglisë.
Lojtari ka probleme muskulore. Ai u dëmtua të shtunën kundër SPAL dhe mediat italiane tani raportojnë se është në dyshim edhe për dy ndeshjet kundër Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Trajneri i Italisë, Luigi Di Biagio, e ka zëvendësuar Chiellinin me mbrojtësin 29 vjeçar të West Ham United, Angelo Ogbonna.