Sulmuesi i Shpresave, Sahiti: Kam refuzuar Maqedoninë dhe Kosovën për Shqipërinë

Futboll

Sulmuesi i Shpresave, Sahiti: Kam refuzuar Maqedoninë dhe Kosovën për Shqipërinë

Më: 19 mars 2018 Në ora: 16:01
Emir Sahiti dhe Jona Dervishi

Emir Sahiti është sulmuesi i Kombëtares Shpresa. Ai foli ditën sotme në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Sllovakisë -21.

Sahiti tregoi se për Shqipërinë ka refuzuar Maqedoninë dhe Kosovën. Në janar ai transferua te ekipi kroat i Hajduk Splitit.

Ja disa fraza nga fjala e tij në konferencën për shtyp:

“Futemi në fushë për fitore. Synimi ynë është vetëm aspekti sulmues, por edhe barazimi nuk do të ishte keq, megjithëse do kërkojmë fitoren.

“Te Hajduku kam pak kohë që jam transferuar dhe nuk e kam fituar ende vendin e titullarit, por mbetet ne dorën e trajnerit. Unë jam duke u stërvitur për të marrë një vend titullari.

“Përpara se të zgjidhja Shqipërinë, kam refuzuar ftesën e Maqedonisë, ndërsa para 1 muaji e gjysmë kam refuzuar edhe Kosovën. Synimi im ishte vetëm Kombëtarja Shqiptare. Kam menduar vetëm për Shqipërinë edhe nëse më fton Kombëtarja A përgjigjja do jetë pozitive”, deklaroi Emir Sahiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat