Felipe me Lazion deri në vitin 2022

Futboll

Felipe me Lazion deri në vitin 2022

Më: 19 mars 2018 Në ora: 16:08
Felipe në aksion

Lazio ka zyrtarizuar këtë të hënë zgjatjen e bashkëpunimit me futbollistin brazilian Luis Felipe deri në vitin 2022. Lajmi u bë publik nga klubi bardhekaltër nëpërmjet një postimi në Twitter.

Mbrojtësi 20-vjeçar, që vjen pas huazimit nga Salernitana, është aktivizuar në vetëm 11 ndeshje gjatë këtij sezoni në Serinë A, por që kanë mjaftuar për drejtuesit e klubit kryeqytetas për t’i ofruar një kontratë për katër vitet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat