Brozoviç sherr në Kroaci, kërcënon fotografin

Futboll

Brozoviç sherr në Kroaci, kërcënon fotografin

Më: 19 mars 2018 Në ora: 18:23
Marcelo Brozoviç

Pasi ka regjistruar dy performanca shumë pozitiv kundër Napolit dhe Sampdorias, që e kanë promovuar në strukturat e mesfushës zikaltër, Marcelo Brozoviç ishte protagonist në një debat ndaj një fotografi, përpara se të nisej për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me kombëtaren kroate, për miqësoret ndaj Meksikës dhe Perusë.

Sipas asaj që raporton ‘Sportske Novosti’, mesfushori kroat, pas shkrepjes së fotos së rradhës, mësohet të ketë kërcënuar fotografin: “Më bëj edhe një foto tjetër dhe do të të flakaroj jashtë aeroportit”. Një situatë e nxehtë dhe kaotike kjo e qetësuar më pas vetëm me ndërhyrjen e trajnerit të Kroacisë, Zlatko Daliç: “Jemi të gjithë disi të nervozuar në mëngjes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat