Messi qysh tash në hall: Çka do të bëj kur do dal në pension

Futboll

Messi qysh tash në hall: Çka do të bëj kur do dal në pension

Më: 19 mars 2018 Në ora: 19:08
Leo Messi

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka pranuar se për të “do të jetë e vështirë” tranzicioni kur do vije koha për pensionim

“Nuk e di çfarë do të bëj apo ku do të jetojë”, ka thënë ai në një intervistë.

Në fund të qershorit, Messi mbush 30 vite, një fazë kjo e karrierës së tij të vonshme ku edhe ritmi i lojës ndryshon.

Argjentinasi ka pranuar se qysh tani është i shqetësuar me të qenit i “pensionuar nga futbolli”.

“Të gjithë me kanë thënë se është e vështirë dhe nuk dyshojë në këtë”.

Ylli i Barcelonës po ashtu ka shtuar se edhe pasiguria me Argjentinën i ka kontribuuar frikës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat