Gjeraj: Besën e presin shumë beteja tjera

Futboll

Gjeraj: Besën e presin shumë beteja tjera

Nga: Kemajl Goca Më: 19 mars 2018 Në ora: 19:26
Robert Gjeraj mes lojtarëve gjatë një stërvitje

Besa e Pejës arkëtoi tri pikë shpresëdhënëse në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit. Besa është në zonën e kuqe përkatësisht në vend të dhjetë me 17 pikë, dy më shumë se Flamurtari (i 11-ti) me 15 pikë dhe katër se Vllaznia në vend të fundit (i 12-ti).

Mbrojtës-mesfushori i Besës, Robert Gjeraj, autor i golit të fitores (1:0) kundër Gjilanit, tha se janë pikë më të nevojshme se kurrë. “Mendoj që në momentin më të duhur ka ardhur fitorja e duhur dhe për t’i arritur synimet që i kemi për mbijetesë”, tha Gjeraj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Sa ishte vështirë ndaj Gjilanit dhe në fakt shënuat fitoren e parë në pranverë? “Mendoj që më shumë ishte ngarkesë psikike sepse na duheshin patjetër tri pikë dhe u futem në ndeshje më shumë ngarkesë, mirëpo me angazhimin e të gjithëve në klub, nga kryesia, shtabi dhe gjithë bashkëlojtarët e arritëm ta fitojmë këtë betejë, ku në vazhdim na presin edhe shumë beteja tjera. Sepse Gjilani na vuri në fillim,  pra në 20 minutat e para në vështirësi, mirëpo, pastaj e morëm lojën në dorë dhe gjithçka ishte më e lehtë”, theksoi ai.

Gjeraj është optimistë se do ta ruajnë vendin e dhjetë: “Mendoj se do ta ruajmë vendin e 10-të sepse kemi kualitet, por mendoj që jemi në presion sepse është diferencë e vogël. Mirëpo, unë besoj në kualitet që kemi dhe bazohem në lojërat që i kemi zhvilluar, ku në dy ndeshje kemi humbur në minutat shtesë, ndërsa në dy ndeshje tjera me pak fat kemi mundur të dalim me tri pikë dhe krejt këto me bëjnë të besoj që do të ia dalim në fund”. Sfidën e radhës në Prizren ndaj Lirisë, a shpresoni në pikë në derbin e Rrafshit të Dukagjinit? “Unë në çdo ndeshje shpresojmë në pikë të plota sepse kemi kualitet, por vetëm presioni psikik na bën punën më të vështirë, pasi që kemi mungesë të pikëve, sikurse t’i kishim vetëm 6 pikë më shumë, Besa do të ishte ekip më stabile në këtë kampionat”, tha Gjeraj. Çfarë i mungon Besës, fati apo vetëbesimi? 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat