Per Mertesacker akuzohet se nuk e “respekton” Arsenalin

Futboll

Per Mertesacker akuzohet se nuk e “respekton” Arsenalin

Më: 19 mars 2018 Në ora: 21:00
Per Mertesacker

Futbollisti i Arsenalit Per Mertesacker është akuzuar se nuk e “respekton” klubin pasi që thuhet se ai ka thënë se më “parë do të ulej në publikë se të luante”

Per Mertesacker është akuzuar që nuk e “respekton”, Arsenalin, Arsene Wengerin dhe fansat pasi që ai kishte pranuar se më para preferon të rri në publikë se të luaj në fushë.

Ish mesfushori i Liverpoolit dhe Gjermanisë, Dietmar Hamann beson se kapiteni 33 vjeçar ka folur më shumë se duhet në një intervistë që dha për gazetën gjermane “Spiegel”.

Mbrojtësi kishte ngritur vetullat dhe kishte treguar se “trupi i tij nuk mundet më” dhe kishte thënë se po shikon që të jetë “me në fund i lirë me jetën e tij”, kur ti varë këpucët në fund të sezonit.

Pas kësaj ai do të jetë trajner në akademi të Arsenalit, një rol që ai do ta përmbush pjesërisht e jo me orar të plotë, kurse Hamann dyshon në aftësitë e Mertesacker dhe se ai do të jetë një shembull mirë pasi ka lexuar këtë intervistë.

“Ai ende është nën kontratë me Arsenalin dhe thotë se nuk dëshiron të luaj dhe dëshiron që të rrijë në tribuna. Ai ende paguhet për përgjegjësi ndaj klubit. Ky është mosrespekt i tij ndaj fansave, skuadrës së tij dhe trajnerit. Klubi duhet menjëherë të ulet me të dhe ta përzë nga aty”, ka thënë Hamann për Sky Germany.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat