Për çfarë ka shkuar Dybala në Madrid – Juventus në alarm

Futboll

Për çfarë ka shkuar Dybala në Madrid – Juventus në alarm

Më: 19 mars 2018 Në ora: 21:23
Paulo Dybala

Kampionati i Serie A ka shkuar në pushim, pasi kombëtaret do të luajnë në dy javët e ardhshme.

Ylli i Juventusit, Paulo Dybala është parë në Madrid, së bashku me vëllanë e tij, por edhe një mik.

Mediat kanë filluar të spekulojnë për një takim me drejtuesit e Real Madridit.

Duke e parë që Gareth Bale po largohet, klubi po interesohet për përforcime si Neymar dhe Dybala.

Argjentinasi nuk është grumbulluar nga Jorge Sampaoli dhe ditët e pushimit është duke i shfrytëzuar për të vizituar disa vende.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat