Zyrtare: Klubi kinez ulë në stol ish-trajnerin e Real Madridit

Futboll

Zyrtare: Klubi kinez ulë në stol ish-trajnerin e Real Madridit

Më: 19 mars 2018 Në ora: 22:47
Dalian Yifang

Skuadra kineze, Dalian Yifang është bërë më trajner të ri. Klubi ka zyrtarizuar si trajner gjermanin e njohur, Bernd Schuster.

58-vjeçari ka luajtur për skuadra të mëdha europiane, përfshi Barcelonën, Real Madridin, Atletico Madridin, Kolnin dhe Bayern Leverkusenin.

Ai filloi punën si trajner në vitin 1997, ku mori përsipër Fortuna Koln. Gjatë karrierës menaxhoi edhe skuadra të mëdha si, Shakhtar, Levante, Getafe, Besiktas, Malaga dhe Real Madrid.

Nuk ka shumë tituj të fituar si trajner, por me Realin fitoi La Ligan dhe Superkupën e Spanjës në sezonin 2007/08.

Kujtojmë se skuadra kineze, ka bërë disa transferime të fuqishme këtë sezon, duke sjellë yje, si: Jose Fonte, Nicolas Gaitan dhe Yannick Carrasco.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat