Zinedine Zidane dhe Neymar mund t'i shkëmbejnë skuadrat pas përfundimit të këtij sezoni.
Zinedine Zidane mund të kalojë në Paris Saint-Germain kurse Neymar në Real Madrid.
“Gol Digital” shkruan se trajneri mund të largohet nga Santiago Bernabeu duke marrë drejtimin e ekipit francez.
E në marrëveshje në drejtim të kundërt mund të shkojë sulmuesi brazilian, përcjell “lajmi.net”.
Zidane është një kandidat i ri për postin e trajnerit te PSG.
Kurse, Neymar është objektivi i madh i Real Madridit për transferim gjatë afatit kalimtar të verës.