Flasin statistikat, Icardi më i mirë se Ronaldo

Futboll

Flasin statistikat, Icardi më i mirë se Ronaldo

Më: 20 mars 2018 Në ora: 12:41
Inter

Sulmuesi i Interit Mauro Icardi me 103 golat e tij nënkupton se ai ka më shumë gola në moshën 25 vjeçare se sa Gonzalo Higuain dhe Cristiano Ronaldo.

Kapiteni i ‘Nerazzurrëve’ realizoi katër gola kundër Sampdorias në fundjavë, duke arritur gjithsej 103 në 180 ndeshje.

Në pesë ligat më të mira, vetëm Lionel Messi [169 gola], Sergio Aguero [109] dhe Wayne Rooney [107] arritën më shumë në moshën 25 vjeçare.

Në të vërtetë, rekordi i Icardit është më i mirë se ai i Ronaldos dhe Higuain, të cilët kishin 97 respektivisht 98 në moshën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat