Lila: Kampionati grek është në “kaos”

Futboll

Lila: Kampionati grek është në “kaos”

Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:56
Andi Lila

Futbollisti Andi Lila ka folur në një prononcim për “Supersport” mbi grumbullimin në Kombëtare, por edhe për çështje të tjera. Lila mendohet të jetë kapiteni i Kombëtares në sfidën ndaj Norvegjisë.

“Ëndrra ime është që emrin tim ta çoj më lart. Përpara kemi europianin dhe pse jo të bëjmë një paraqitje siç bëmë në Euro 2016”.

Kampionati grek? Faktikisht këtë vit kemi qeshur pak, i veçantë nga tjerët pasi është garë e ashpër për titullin kampion, për skuadrat që bien nga Kategoria. Ne jemi skuadër e qetë, por në stadiumet e tjera është me të vërtetë situatë e komplikuar në ndeshje derbi. Flitet në këtë moment që PAOK-u do titullin kampion, ndërsa Olimpiakosi po e sheh veten që po e humb titullin.

Tirana dhe Besa? Janë dy skuadra elitare të kampionatit tonë. Për Tironën nuk besoja  që do të shkonte në kategori të parë. Skuadra bardheblu është pasuri kombëtare siç e thonë tifozët e Tironës dhe shpresoj të ngjitet sa më shpejt.

Besa ka pasur disa probleme dhe është mirë të ecim përpara dhe ti japin tonin kampionatit shqiptar.”, u shpreh lojtari i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat