Chelsea favorit

Futboll

Chelsea favorit

Më: 20 mars 2018 Në ora: 15:18
Luke Shaw në veprim

Chelsea është gati të bëj një ofertë për Luke Shaw duke qenë se futbollisti anglez ka kërkuar largimin nga Manchester United gjatë verës së ardhshme. E ardhmja e Shaw te United duket se u shënua përfundimisht në ndeshjen kundër Brighton në fundjavë kur ai u zëvendësua ende pa u mbyllur pjesa e parë dhe mori kritikat e trajnerit Jose Mourinho. 22-vjeçari është tifoz i Chelsea që kur ka qenë fëmijë dhe nëse Mourinho qëndron te Manchester edhe vitin tjetër, atëherë nuk ka dyshime se ai do të luaj diku gjetkë.

“Daily Mail” ka shkruar sot se Shaw ndihet i nderuar nga interesimi i Chelsea, klubi që humbi betejën me Manchester United për blerjen e futbollistin nga Southampton në vitin 2014, kur “djajtë” shpenzuan 40 milionë milionë euro. Manchester City, Arsenal, Everton dhe Tottenham, që drejtohet nga trajneri Pochettino me të cilin Shaw “shpërtheu” te Southampton, janë klubet e tjera të gatshëm të marrin 22-vjeçarin në momentin që ai do të mbyllë etapën katër vjeçare në “Old Trafford".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat