Wanda: Icardi çdo ditë e më i vlefshëm, gati rinovimi me Interin

Futboll

Wanda: Icardi çdo ditë e më i vlefshëm, gati rinovimi me Interin

Më: 20 mars 2018 Në ora: 15:20
Mauro Icardi dhe Wanda

Bashkëshortja dhe agjentja e Mauro Icardit ka thënë se sulmuesi i Interit vlen çdo ditë e më shumë. Ajo ka siguruar se nuk ka tensionet sa i përket rinovimit të tij me Interit.

Përfaqësuesi argjentinas ka klauzolë lirim në vlerë 110 milionë euro në kontratë me Interin, e cila mund të aktivizohet nga klubet jashtë Italisë në verë.

Si pasojë, “Zikaltrit” janë të përkushtuar të mbajnë atë duke i ofruar kontratë të re me rritje page dhe të klauzolës.

“Mauro bën zhurmë në fushë, aty ku duhet të bëjë”, ka thënë Wanda Icardi, bashkëshortja dhe agjentja e Icardit për Gazzetta Dello Sport.

“Jemi shumë të qetë për këtë. Besojmë në rinovim. Kur takoj drejtorin sportiv (Piero Ausilio) në stadium, qeshim dhe bëjmë shumë shaka”, ka shtuar ajo.

“Nganjëherë bëjmë shaka se Icardi kushton çdo ditë e më shumë. Jemi të qetë, pa tensione”, theksoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat