Kush duhet të rrijë e kush duhet të largohet nga Manchester United

Futboll

Kush duhet të rrijë e kush duhet të largohet nga Manchester United

Më: 20 mars 2018 Në ora: 20:11
Ibrahimovic

Edhe kjo verë pritet të jetë shumë e nxehtë sa i përket transfereve në Manchester United

Mourinho pritet që të forcojë në çdo pozitë skuadrën e tij, kurse portali goal.com mendon se ai duhet të largojë dhe të transferojë disa lojtarë në disa pozita.

Sigurisht, eliminimi i hershëm nga Sevilla në Ligën e Kampionëve tregon se kjo skuadër ka shumë mungesa në pika të caktuara dhe se shpenzimet janë evidente gjatë afatit kalimtar të verës.

Jose Mourinho e ka bërë të qartë se dëshiron të lë gjurmë në këtë skuadër pas dy viteve në krye të saj dhe afati kalimtar pritet të jetë shumë i nxehtë.

Goal mendon që shtatë lojtarë të skuadrës së parë të Manchester duhet të largohen dhe me shtatë të këtillë të nënshkruhen lojtarë të rinj. 

Lojtarët që duhet të largohen nga Manchester: Zlatan Ibrahimovic , Chris Smalling, Michael Carrick, Daley Blind, Luke Shaw, Timo Fosu-Mensah, Marouane Fellaini dhe Matteo Darmian.

Lojtarët që duhet të rrinë: David de Gea, Victor Lindelof , Eric Bailly, Marcos Rojo, Paul Pogba, Alexis Sanche, Romelu Lukaku, Anthony Martial, Jesse Lingard, Ashley Young, Marcus Rashford, Sergio Romero, Antonio Valencia, Nemanja Matic, Scott McTominay, Joel Pereira, Phil Jones, Juan Mata , Andreas Pereira dhe Ander Herrera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat