“Refuzoi Chelsean, Mourinho po shkatërron yllin e United për hakmarrje…!”

Futboll

“Refuzoi Chelsean, Mourinho po shkatërron yllin e United për hakmarrje…!”

Më: 21 mars 2018 Në ora: 00:01
Matt Le Tissier

Matt Le Tissier, mesfushor i përfaqësueses angleze ka pranuar se nuk arrin të kuptojë trajtimin që Jose Mourinho i rezervon lojtarit të Manchester United, Luke Shaw, dhe deklaroi se nuk do të çuditej sikur mbrojtësi i “Djajve të Kuq” të largohej gjatë merkatos së verës. Legjenda e Southampton ka akuzuar trajnerin portugez se po shkatërron karrierën e 22-vjeçarit, madje duke hedhur hipotezën se sjellja e “Special One” është një hakmarrje ndaj yllit të mbrojtjes, për shkak se ky Shaw pat refuzuar të shkonte te Chelsea në kohën kur drejtohej nga Mourinho, duke preferuar United.

“Mendoj se Mourinho do të qëndrojë te United, atëherë është e pashmangshme që Shaw të largohet nga klubi verën e ardhshme. Kanë një marrëdhënie vërtetë të çuditshme dhe nuk arrij të kuptoj se çfarë dëshiron të arrijë Mourinho me elljen e tij. Po shkatërron futbollistin në këtë moment. Nuk e di nëse ka të bëjë me faktin që në atë kohë, futbollisti i ri preferoi të zgjedhë Manchester United më mirë se të shkonte te Chelsea që drejtohej nga Mourinho, pavarësisht se ishte tifoz i “Bluve të Londrës”. Nuk dihet se çfarë ndodh në stërvitje, por ndërsa kjo përqasje mund të funksionojë me disa futbollistë, nuk besoj se është trajtimi i duhur për Shaw”, deklaroi Le Tissier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat