Champions League, kompanitë e basteve përcaktojnë super favoritët

Futboll

Champions League, kompanitë e basteve përcaktojnë super favoritët

Më: 21 mars 2018 Në ora: 00:04
De Rossi dhe Messi

Pas hedhjes së shortit që përcaktoi katër ?iftet ?erekfinaliste të UEFA Champions League, kompanitë e basteve kanë publikuar tashmë favoritët kryesorë për kalimin në turin tjetër, atë të gjysmëfinales së kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Juventus-Real Madrid: Shumë tifozë bardhezinj kanë mallkuar në momentin e hedhjes së shortit, por me siguri, djemtë e Allegrit do të mund të luajnë gjith?ka për gjith?ka, pavarësisht se ndodhen përballë kampionëve në fuqi të Europës.

Kuotat janë padyshim në favor të spanjollëve, të cilët kanë zhgënjyer plotësisht në kampionat, por në Champions janë transformuar tërësisht, sidomos pas eliminimit të PSG. Nga ana tjetër, Juventus dëshmoi se është një skuadër në gjëndje për të rezistuar ndaj vështirësive, sikurse ishte përballja e dyfishtë ndaj Tottenham, ku u vu në diskutim kualifikimi. Kalimi i “Los Blancos” në gjysmëfinale kuotohet mes koefi?entëve 1.44-1.55, ndërsa kualifikimi hipotetik i Juves, ka koefi?entin 2.45-2.75.

Sevilla-Bayern Munich: Kjo ndeshje duket që tani e vendosur, ndonëse është e vërtetë që skuadra e Montellas ka kapërcyer pritshmëritë e të gjithëve, por kësaj here duket të jetë shumë e komplikuar, për më tepër që gjermanët jo vetëm që pësojnë pak gola, por janë edhe shumë produktivë në aspektin e realizimit. Në fakt superioriteti i Bayern Munich reflektohet edhe te koefi?entët ku gjermanët kuotohen me 1.14-1.16, ndërsa kualifikimi i Sevilla ka koefi?entë që variojnë nga 5.25.5.5.

Barcelona-Roma: Verdhekuqtë e Eusebio Di Francesco, pas paraqitjeve të mira të ofruara kundër Atletico Madrid dhe Chelsea në fazën e grupeve, më pas arritën të dërgojnë në shtëpi Shakhtar. Por tani, nga ana tjetër e fushës do të jetë Barcelona e Lionel Messi, në një moment fantastic. Sipas kompanive të basteve, Roma pak a shumë ka të njëjtat shanse për kalimin e turit, sikurse Sevilla, me kuota që vërtiten rreth 5.25-5.5, ndërsa kualifikimi i Barcelonës kuotohet me koefi?entët 1.14-1.16.

Liverpool-Manchester City: Në fund do të jetë ndeshja e gjithë angleze, mes  Liverpool dhe City, që parashikohet shumë interessante, por koefi?entët shpallin si superfavorite skuadrën e drejtuar nga spanjolli Pep Guardiola. Kuotat për kualifikimin e Manchester City në gjysmëfinale të Champions League janë sigluar në 1.4, ndërsa kualifikimi i Liverpool ka koefi?entin 3.0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat