Sermaxhaj: Duhet të tregojmë karakter fituesi kundër Azerbajxhanit

Futboll

Sermaxhaj: Duhet të tregojmë karakter fituesi kundër Azerbajxhanit

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2018 Në ora: 19:02
Genc Sermaxhaj

Kosova është në grupin e pestë dhe në vendin e pestë me 7 pikë, në kualifikimet për Kampionatin Evropian U-21 në futboll. Djelmoshat tanë deri me tash kanë zhvilluar gjashtë ndeshje, kanë dy fitore, një barazim e tri humbje dhe me shpresa se do të renditen sa më lartë në grup. Të përzgjedhurit e Rafet Prekazit premtojnë angazhim maksimal dhe tri pikë kundër Azerbajxhanit U-21, në takimin që luhet nesër në orën 19.00 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Futbollistët tanë do të futen të përgatitur maksimalisht me synim vetëm për tri pikë ndaj një Azerbajxhanit që është e fundit në grup (i gjashti) me velëm një pikë nga pesë ndeshjet e luajtura deri me tash. Edhe nga bastet Kosova hiqet favoritë i madh dhe për t’i rrëmbyer tri pikët e nevojshme si asnjëherë me parë. 

Analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj, tha se Kosova i ka të gjitha parakushtet për të shënuar fitore. “Është një mundësi e mirë që Kosova të shënoj fitore dhe të mbetet sërish afër kreut për ndonjë kualifikim të mundshëm. E rëndësishme është që djelmoshat të angazhohen dhe të bëjnë paraqitje të mirë por mbi të gjitha janë tri pikë dhe në qoftë se arrijmë fitore, atëherë motivi rritet për ndeshjen tjetër të rëndësishme ndaj Gjermanisë  me të cilën sërish përballemi në Mitrovicë.  Me përkrahjen e tifozëve dhe rëndësinë e ndeshjes, futbollistët do të bëjnë të pamundurën që të dalin fitues. 

Duhet të tregojmë karakter fituesi, ti qasemi lojës me përkushtimin më të madh, dhe besoj fuqishëm në fitoren tonë”, tha Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. A është një sfidë e lehtë? “Asnjëherë në ndeshje të tilla nuk ka kundërshtarë të lehtë, edhe ata do të vijnë për fitore dhe padyshim do të shohim një ndeshje të mirë dhe ekipi i cili posedon topin dhe krijon raste shënimi, mund të jetë më afër qëllimit”, thotë Sermaxhaj.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat