Milani dhe Raiola pajtohen për shitjen e Donnarummas, mendohet vetëm për çmimin

Futboll

Milani dhe Raiola pajtohen për shitjen e Donnarummas, mendohet vetëm për çmimin

Më: 22 mars 2018 Në ora: 13:54
Gianluigi Donnarumma

Mino Raiola dhe Milani verën e kaluar kishin mendimin e kundërt për portierin Gianluigi Donnarumma.

Menaxheri Mino Raiola kërkonte ta largonte nga Milani dhe ta dërgonte te ndonjë klub tjetër, ndërsa kuqezinjtë e shihnin si pjesë vendimtare të së ardhmes.

Por këtë vit siç duket palët kanë rënë dakord dhe kanë mendimin e njëjtë.

Gianluigi Donnarumma mund të shitet .

Nëse Milani nuk shkon në Ligën e Kampionëve, atëherë është i detyruar që ta shes portierin, pasi fondet janë të nevojshme.

Mino Raiola vazhdon fuqishëm ta sheh larg Milanit, ndërsa portieri ka dëshirë tta vazhdojë karrierën në klub.

Nëse Milani e jep vendimin për shitje, kërkon 70 milionë euro, por tashmë ai është zbritur në 50.

Donnarumma mbetet ndër më të vlerësuarit, por tanimë në skenë është futur edhe Alisson, i cili kërkohet nga Real Madrid dhe PSG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat