Pippo Inzaghi: “Vëllai im është perfekt për kombëtaren e Italisë”

Futboll

Pippo Inzaghi: “Vëllai im është perfekt për kombëtaren e Italisë”

Më: 22 mars 2018 Në ora: 22:51
Superpippo Inzaghi dhe Simone Inzaghi

Superpippo Inzaghi, trajneri aktual i Venezias, që militon në Seria B, përmes një deklarate të dhënë për “Radio Radio”, ka propozuar vëllain e tij, Simone Inzaghi për postin e trajnerit të kombëtares së Italisë.

“Keqardhje që nuk u kualifikuam në Botëror, por futbolli italian duhet të ecë përparë. Duhen aktivizuar të rinjtë, futbollistë të mirë në Itali ka shumë”, deklaroi Pippo.

“Prej dy vitesh jam te Venezia ku po bëj një gjë të bukur, mendoj vetëm që të përfundoj atë që kam nisur. Kombëtarja? Është ëndrra për këdo që është trajner, është maksimumi. Për momentin i bëj urimet e mia Gigit, më pas kushedi se çfarë do të ndodhë. Pas pak vëllai im, Simone mund të bëj trajnerin e kombëtares, është profili i duhur, një djalosh shumë serioz dhe i përgatitur. Në të ardhmen natyrisht, për momentin po ecën mirë me Lazion”, përfundoi Pippo Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat