Presidenti i klubit të njohur grek pendohet për shqiptarin

Futboll

Presidenti i klubit të njohur grek pendohet për shqiptarin

Më: 3 prill 2018 Në ora: 13:37
Besnik Hasi

Besnik Hasi ishte trajneri që nisi sezonin te Olimpiakosi. Besnik Hasi arriti ta dërgonte ekipin grek në grupet e Ligës së Kampioneve, por në kampionat gjërat nuk shkuan mirë dhe ai u shkarkua që në javët e para.

Pas tij, u shkarkuan edhe dy trajnerë të tjerë, por presidenti i ekipit, Evangelos Marinakis, ka kuptuar që këtë sezon nuk është faji i trajnerëve te ekipi i Olimpiakosit.

Presidenti ka vendosur të gjobisë ekipin me 400 mijë euro pas dy barazimeve të fundit në kampionat. Olimpiakosi renditët në vend të tretë dhe ka humbur shpresat për titull.

Ai ka mbledhur ekipin duke u bërë një mbledhje urgjente. Mendohet se ai u është drejtuara atyre me këto fjalë:

“Unë dhe tifozët kemi duruar shumë, pushimet tuaja fillojnë sot. “Do ta ndërtoj Olimpiacosin nga e para dhe do ta bëj skuadrën që ne ëndërrojmë. Ju interesojnë vetëm paratë dhe makinat e shtrenjta, jo interesat e klubit. Ju paguaj milionat, sepse i keni cilësitë, por për shkakun tuaj kam larguar tre trajnerë. Faji në këtë rast është vetëm juaji. "Shumë pak lojtarë mendohet se do t’i shpëtojnë “tërbimit” të presidentit, ndërsa mendohet se tani do të thirren lojtarët e akademisë për të luajtur pjesën e mbetur të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat