‘Plisat’ i bëjnë thirrje shtetit

Futboll

‘Plisat’ i bëjnë thirrje shtetit

Më: 5 prill 2018 Në ora: 15:19
Plisat

Dje, edhe një mosudhëtim i yni në Pejë! Apel, kërkesë shtetit (Ministrisë së sportit). Po bëhen dy vite jashtë shtëpisë sonë, dy vite udhëtim në çdo ndeshje. E pamundshme financiarisht, e pamundshme të humbet puna/shkolla/fakulteti për një ditë kur ka ndeshje. Është e tmerrshme t’i pamundësohet shikuesit/qytetarit të Prishtinës mos ta shoh nga afër ekipin e qytetit të tij, ekipin e zemrës Prishtinën. Stadiumit iu është afruar përfundimi i punimeve, por ne konsiderojmë se tri lojtë e fundit mundemi me i zhvillu në stadiumin tonë. Stadiumi mund të mos jetë gati për UEFA, por për kampionat tonin ai i plotësosh kushtet më shumë se gjysma e stadiumeve në rajon, e lere me në Kosovë. Andaj i bëjmë thirrje shtetit, në veçanti Ministrisë së sportit që t’i mundësoj klubit tonë të zemrës zhvillimin e ndeshjeve në stadiumin e saj. Nëse ju nuk na mundësoni, do te jeni direkt përgjegjës për mosrezultatet e klubit, do te jeni direkt përgjegjës për mohimin e ndekjes se futbollit nga qytetarët e Prishtinës. Deri tash e keni thyer çdo kufi të afatit të përfundimeve të punimeve, do t’ju falim e do t’ju bëjmë ‘hallall’ të gjitha këto, vetëm të na lejoni t’i zhvilloj klubi ndeshjet e saj si vendas këto lojë të mbetura. Asnjë pengesë teknike për zhvillimin e ndeshjes nuk ka, edhe ashtu të dielave punëkryesi pushon, mund të hapni vetëm tribunën lindore e cila është e përfunduar apo edhe të dyja prapa golave, dy zhveshtoret e kërkuara me dhomën per delegat, aq sa kerkojne rregullat, do të ishin gati që të mundësonin zhvillimin e rregullt te ndeshjes, thuhet në letrën e tifozëve ‘Plisat’ e Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat