Firmino tregon përse derdhi lot para ndeshjes kundër City…

Futboll

Firmino tregon përse derdhi lot para ndeshjes kundër City…

Më: 6 prill 2018 Në ora: 00:36
Roberto Firmino

Roberto Firmino ka shpjeguar si ka përfunduar në lot në momentin e mirëpritjes nga tifozët e Liverpool, në prag të ndeshjes kundër Manchester City në çerekfinalet e Champions Leauge.

Liverpool fitoi 3-0 në “Anfield Road”, duke e vënë veten në pozitë të favorshme për të shkuar në gjysmëfinale, teksa ndeshja e rikthimit do të luhet në “Etihad Stadium”, të martën e ardhshme.

Ndryshe nga miqtë, që nuk u pritën mirë nga tifozët vendas dhe autobusi i tyre u sulmua me gurë, fishekzjarre dhe shishe uji, futbollistët “e kuq” patën të gjithë ngrohtësinë e mundshme.

“Kur isha në autobus dhe gjatë kohës që shkova në stadium më dolën lot nga sytë kur pashë ngrohtësinë e tifozëve. Mbështetja e tyre më bëri të qaj, – tha Firmino. – Kjo ka dha një shtysë dhe forcë të madhe për të fituar ndeshjen.”

Salah, Chamberlain dhe Sadio Mane shënuan në 30 minutat e para duke i dhënë fitoren 3-0 ekipit të drejtuar nga Jurgen Klopp.

“Unë mendoj se luajtëm shumë mirë, – tha Firmino. – Më saktë, bëmë një ndeshje të madhe. Shënuam tre gola dhe nuk pësuam, çka është kryesorja. Më mirë nuk bëhet, por sfida nuk është mbyllur dhe duhet të vazhdojmë të jemi të përqendruar për ndeshjen e kthimit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat