Fitore shprese për Hamburgun ndaj Schalkes

Futboll

Fitore shprese për Hamburgun ndaj Schalkes

Më: 7 prill 2018 Në ora: 22:28
ilustrim

Emocione të mëdha në sfidën mes Hamburgut dhe Schalke 04, që përfundoi me rezultatin 3-2. Vendasit më në fund shohin dritë në fund të tunelit dhe ndezin shpresën për mbijetesë, edhe pse mundësitë për të qëndruar mes më të mirave të futbollit gjerman mbeten minimale. Nuk figuronte në listën e të grumbulluarve të Schalkes Mërgim Mavraj, i cili është pezulluar nga trajneri, që e ka dërguar duke u stërvitur me ekipin e të rinjve. Naldo i dha epërsinë Schalkes që në minutën e 9-të, por të zotët e shtëpisë barazuan me Kostic në të 17-ën.

Sapo nisi pjesa e dytë Hamburgu kaloi për herë të parë në epërsi me Holtby, por Schalke reagoi me Burgstaller, që e dërgoi topin në rrjetë në të 63-tën. 6 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt Hunt shënoi një gol shumë të rëndësishëm për Hamburgun, që në 5 ndeshjet e mbetura të Bundesligës duhet të rikuperojë 5 pikë nga Manzi, për të shkuar në play out, apo 7 nga Wolfsburgu për të siguruar drejtpërdrejt mbijetesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat