Llapi do fitoren me Gjilanin, Drenica për pikë në Gjakovë

Futboll

Llapi do fitoren me Gjilanin, Drenica për pikë në Gjakovë

Më: 8 prill 2018 Në ora: 01:09
ilustrim

Në orën 14:00, stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujeve skuadra e Llapit, që e nisi me shumë pretendime sezonin, do të përballet me Gjilanin, ekipin me të cilin ndan nga 39 pikë në klasifikimin e përgjithshëm. Matematikisht të dy ekipet janë në garë për titullin kampion, por praktikisht është shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur që të fitojnë kampionatin për herë të parë në histori. Madje është interesant fakti që matematikisht as Llapi dhe as Gjilani nuk e kanë siguruar qëndrimin në Vala Superligë. Llapjanët kanë patur ngritje në lojën e tyre në ndeshjet e fundit, çka është shoqëruar edhe me rezultate pozitive, ndërsa në krahun tjetër për skuadrën që drejtohet nga Arbnor Morina mbetet shqetësues fakti që është mposhtur si mysafir me Drenicën dhe Besën.

Pas përplasjes në Digitlab Kupën e Kosovës, Vëllaznimi dhe Drenica do të provojnë sërish forcat në kampionat. Kjo përballje e kësaj të diele në Gjakovë është shumë e rëndësishme për t’iu larguar fundit të tabelës. Një fitore e mundshme do ta afronte Vëllaznimit me vetëm pikë larg Drenicës. Kuqezinjtë nga Skënderaj udhëtojnë pa presion në Gjakovë, pasi do të ishin të kënaqur edhe me një pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat